Në Angli të gjithë dinë për “luftën” mes Shaqirit dhe Nevil duke qenë se të dy janë shprehur hapur që nuk kanë simpati për njëri-tjetrit dhe gjithçka mori përmasa më të mëdha kur Nevil u detyrua të vishte fanellën e Shaqirit pas një basti të humbur.
Mesa duket, tashmë Nevil do të ketë edhe një rival tjetër në Angli, duke qenë se ylli i Liverpulit, Mohamed Salah ka injoruar legjendën e Mançester Junajtidit në një transmetim direkt. Nevil ka kërkuar që të ketë një prononcim nga Salah, por ky i fundit vetëm i ka dhënë dorën dhe ka ikur pa i kthyer përgjigje.
Natyrisht, si një njeri i mësuar me situata të tilla, Nevil ka ditur të reagojë me sportivitet ndaj këtij veprimi të Salah, duke e kthyer në shaka refuzimin e Salah. Megjithatë, videoja që qarkullon në rrjetet sociale, është bërë virale menjëherë.
Salah humbi në garën për futbollistin më të mirë, duke u renditur pas Modriç e Ronaldos, ndërsa fitoi çmimin “Puskas” për golin më të bukur.
😳 REJECTED!
👋 Mo Salah didn't stop for Gary and Kelly last night!
🤷♂️ If you don't ask, you don't get… pic.twitter.com/sWFuKSbIYj
— Soccer AM (@SoccerAM) September 25, 2018