Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave. Po ashtu, ditën e djeshme ata u mbështetën dhe nga studentët e Universitetit të Elbasanit të cilët bojkotuan gjithashtu mësimin.
Por ndryshe nga dita e djeshme, protesta sot përhapet edhe në universitetin e Durrësit e Korçës.
Ndërkohë që kanë nisur të grumbullohen nëpër fakultetet përkatëse, Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar se protesta do të nisë në orën 10:00 përpara ministrisë.
Studentët i kërkuan ministres Lindita Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.
Por ministrja pasi diskutoi me drejtuesit e Universiteteve tha se VKM -ja për të cilët protestojnë studentët nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërsa përgjegjësinë për tarifat ia kaloi universiteteve.
Njoftimi i studentëve të universitetit të Durrësit për protestën:
Neser date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithe studentet ne kembe per të drejtat e tyre.
Studentet njezeri kerkojne: Pergjysmimin e Tarifave te Universiteteve, heqjen e tarifave shtese dhe anullimin e VKM per provimet perseritese, permiresimin e kushteve dhe infrastruktures se universiteteve si dhe permiresimin e kushteve neper konvikte.
JO favorizim te universiteteve private per perfitime personale. Edi Rama sapo i poshteroi serisht te rinjte duke i cilesuar ngelesa. Rinia nuk eshte ngelese por eshte nje rini qe perpiqet me mish e me shpirt per te mesuar e studiduar, eshte nje rini qe merr para borxh per te paguar tarifat e rritura te Edi Rames.
Ngeles eshte nje dhe vetem nje, Edi Rama i cili po fut cdo dite e me shume doren ne xhepin e te rinjve e cdo qytetari te ketij vendi.