Jo vetëm në menu, por i gjithë hoteli ofron salsiçe (FOTO)

Salçiçe në menu, motive salçiçesh në mure, mobilie prej të cilave varen salçiçe, dhe në përfundim, edhe një jastëk në formë salçiçeje mbi krevatin tënd.

Kjo është ajo që mund të ngjasojë me një makth të vërtetë për një vegjetarian, por në anën tjetër, ka qenë një ëndërr që është kthyer në realitet tashmë për Claus Boebel, një kasap prej katër gjeneratash, dhe pronar i asaj që e quan, hoteli i parë dhe i vetëm në botë, që ka në epiqendër salçiçen.

“Salçiçja Wurst është për mua fjala më e famshme e gjuhës gjermane. Mund të them Wurst në SHBA apo vende të tjera, por edhe në Azi. Wurst është për ta një fjalë që nuk përkthehet, por kuptohet fare mirë”, tha Claus Boebel.

I ndodhur në një qytet të vogël, 20 minuta në jug të Nurembergut, hoteli Bratwurst, ka bërë jo pak bujë që kur u hap në shtator, me klientë nga e gjithë Evropa dhe përtej saj, që kanë qëndruar aty qoftë edhe për një natë.

Hoteli me shtatë dhoma dhe dy hapësira për konferenca, ofron jo pak për turistët që kërkojnë një zhytje në ngjyrat lokale.