Reprezentuesi shqiptar, Marash Kumbulla është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Hellas Veronës, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube të njohura të vihen në kërkim të shërbimeve të tij. Interi dhe Juventusi raportohen se janë vënë pas 19-vjeçarit. Por, mediumi italian “L’Arena” shkruan se shqiptarin e ka vëzhguar edhe gjiganti anglez, Manchester United.
Zyrtarë të klubit anglez kishin qenë të pranishëm në miqësoren e zhvilluar mes Hoffenheimit dhe Hellas Veronës më 25 korrik, takim ku ishte paraqitur mbrojtësi shqiptar.
Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë paraprake, teksa Kumbulla është i përqendruar te kampionati italian me Veronën.(koha.mk)