Një lajm i ri zbulon që familja mbretërore po përgatitet për të pritur dy fëmijë vitin tjetër. E dini çfarë është dhe më surprizuese? Sipas tyre, fëmijët janë binjake identike, vajza! Nëse ky lajm është i vërtetë, shtëpia do mbushet plot me fëmijë pranverën tjetër. Ndërsa Pallati Kensington shpalli në shtator që duka dhe dukesha po presin fëmijën e tretë, një lajm i ri zbulon që ata në të vërtetë po presin fëmijën e tretë dhe të katërt. “Kate dhe William u befasuan kur e morën vesh”, ka thënë një burim pranë familjes për revistën “Life & Style”. Njerëz pranë çiftit kanë zbuluar veçse që binjakët e Kate dhe William do vijnë në prill, edhe që janë vajza dhe janë identike. Të parët që e morën vesh ishin prindërit e Kate. “Ajo e emocionuar i mori ata për t’ua thënë”, thotë burimi. Për emrat ata nuk kanë zbuluar asgjë. Një gjë është e sigurt, që nuk kanë ndërmend t’i kombinojnë.