Shumica e yjeve të futbollit që jetojnë në qytetin e Mançesterit, preferojnë vilat e mëdha me kopshte të bukura në pjesët periferike. Por, ky nuk vlen për trajnerin që Mançester Sitit. Pep Guariola jeton në një apartament luksoz në qendër të qytetit. Apartamenti është i pajisur me dhomë fitnesi, pishinë e xhakuzi dhe është shumë afër zonës së dyqaneve të shtrenjta të qytetit. Në këto apartamente mund të banosh edhe me qira që kushton prej 100 deri në 250 euro dita, varësisht se sa kohë rri.