Shumica e kritikëve pretendojnë se presidenti amerikan, Donald Trump, është tepër i butë me Rusinë dhe i pavullnetshëm për ta kritikuar si atë ashtu edhe presidentin e saj, Vladimir Putin – për shembull, për ndërhyrjen në zgjedhje, për vendosjen e një çmimi rreth vrasjes së ushtarëve amerikanë apo për agresionin e vazhdueshëm në Ukrainë.
Është tronditëse, megjithatë, të shihet sesi një numër i madh i ekspertëve me përvojë dhe të respektuar amerikanë të politikave të jashtme e kritikojnë qasjen e administratës kundruall Rusisë si tepër të sertë, duke bërë thirrje kësisoj për një “letër të hapur” mbi “rimendimin” e politikave amerikano-ruse.
Argumenti rreth rimendimit të politikave të Rusisë përkon me një vazhdimësi të befasishme.
Presidenti amerikan, George W. Bush, e mori detyrën më 2001 me synimin për të ndërtuar marrëdhënie të reja me presidentin e porsazgjedhur rus Putin, duke pretenduar në mënyrë të famshme se ai “e ka kuptuar shpirtin e tij” gjatë një takimi në Lubjanë të Sllovenisë.
Sidoqoftë, deri në fund të mandatit të Bushit në janar të 2009-s, botëkuptimi i tij rreth Putinit ka ndryshuar.
Vargu i aktiviteteve tensionuese
Një vit para kësaj, Putini e kishte orkestruar ndërrimin e turpshëm të roleve me kryeministrin, Dmitry Medvedev, me qëllim që të mbetej në pushtet. Kjo gjë ndodhi pas një liste të gjatë aktivitetesh të tjera tensionuese – përfshirë, mes të tjerash, shitjen e radarëve Irakut teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e thellonin presionin mbi Saddam Husseinin, vrasjen e pamëshirshme të Alexander Litvinenkos së ikur në Londër, nxitjen e një përplasjeje mes aleatëve të NATO-s rreth mburojës raketore, mbështetjen e programit të pretenduar civil bërthamor të Iranit dhe tërheqjen nga zbatimi i Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë.
Në gushtin e 2008-s, Rusia e pushtoi Gjeorgjinë fqinje. Në kundërpërgjigje të kësaj, NATO-ja e pezulloi Këshillin NATO-Rusi, të cilën Rusia edhe ashtu kaherë kishte filluar të mos e merrte seriozisht.
Përkundër këtyre të dhënave, presidenti, Barack Obama, e mori detyrën me shpresën për t’i “rinisur” marrëdhëniet me Rusinë, pavarësisht kërdisë në Gjeorgji, territori i të cilit vazhdonte të ishte në okupim, si dhe aleatëve amerikanë në baltik – Polonisë dhe Republikës Çeke – që i druanin agresionit të mëtutjeshëm rus.
Analizë e “Foreign Policy Magazine”
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.