Pothuaj pas 60 viteve të ndriçimit të shtëpive dhe të rrugëve tona, llambat halogjene do të ndalohen në Europë nisur nga 1 shtatori. Rezervat e mbetura ende mund të shiten, megjithatë do të përjashtohen kapsulat, lineare dhe me tension të ulët të përdorur në dritat e furrës. Përdorimi i dritave LEDs bëhet me qëllim uljen e emetimeve dhe faturave të energjisë ,sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve.
LEDs konsumojnë pesë herë më pak energji se llambat halogjene dhe largimi i tyre do të parandalojë më shumë se 15 milion ton emetime të karbonit në vit, një sasi e barabartë me përdorimin vjetor të energjisë elektrike të Portugalisë. Gjithashtu, llambat halogjenë zgjasin mesatarisht vetëm dy vjet, krahasuar me LED-et që kanë një jetëgjatësi prej 15-20 vitesh. Por ka edhe mendime “kundra” heqjes së këtyre llambave.
“Përpjekja e BE për të ndaluar llambat me halogjen është e gabuar sepse konsumatorët do të vuajnë financiarisht dhe është gjithmonë shtresa e varfër që vuan më shumë nga këto lloj politikash”. Konsumatorët duhet të kenë lirinë e zgjedhjes dhe nuk duhet të imponohen nga BE”, tha Jonathan Bullock, zëdhënësi i Ukip në Parlamentin Europian.
Një llambë halogjene mund të jetë më e lirë për tu blerë fillimisht por shpenzimet e energjisë elektrike do të jenë më të shtrenjta. Kursimet e konsumatorëve do te rriten sepse LED-et zgjasin shumë më shumë se llambat me filament dhe përdorin shumë më pak energji.