Jo më implante dentale, pasi dentistët po rrisin dhëmbë të rinj për nëntë javë

Dr. Jeremy Mao dhe grupi i tij nga Columbia University ishin në gjendje të rirrisnin dhëmbin duke përdorur qelizat stem për të dhëmb të ri. Ai pohon se dhëmbi i humbur zëvendësohet me qelizat stem nga trupi jonë dhe dhëmbi fillon të krijojë indet e reja.

Ky test, siguron se materialet e prezantuara janë të sigurta për ne. Procesi I rirritjes së dhëmbit merr afro 9 javë dhe sigurisht që njerëzit do të preferonin që të rrisnin një dhëmb të ri duke përdorur AND-në e tyre para një substance të huaje që përdoret në implanteve dentale.

Dr. Mao pranon se kjo procedurë nuk i është prezantuar ende publikut por do të bëhet në të ardhmen e afërt.

Përndryshe, si fëmijë i rritur në Kinë, Jeremy Mao ka qenë i fascinuar nga orët mekanike, duke i ndarë pjesët dhe duke i bashkuar ato.

”Kur përfundon me pjesë shtesë, ti e kupton se e ke dreqosur punën.”

Kjo shkathtësi së bashku me ndikimin e babait të tij gjenetist, e frymëzoi atë për të ndjekur kirurgjinë orale, transmeton lajmi.net

”Në stomatologji ju punoni gjatë gjithë kohës, kështu që e kuptova se do të më përshtatej mirë,” thotë Mao, kurioziteti i të cilit e ka çuar atë në fushat esoterike të inxhinierisë së indeve, hulumtimet me qelizat burimore të të rriturve dhe mjekësinë rigjeneruesee me një numër të madh institucionesh prestigjioze në SHBA dhe Kanada.