Jim Belushi nuk ka ditur çfarë të mbjellë tjetër në fermën e tij përveç kanabisit

97

Aktorit 66-vjeçar më prejardhje shqiptare, Jim Belushi, i është bërë dhuratë një fermë prej 37 hektarësh pas vdekjes së një miku të ngushtë, por ai nuk e kishte pasur idenë çfarë të mbjellë në këtë tokë, deri në momentin që shteti i Oregonit e legalizoi kanabisin. Në një intervistë të fundit për emisionin e Mario Lopezit, Belushi tha: “E kam një pronë të vogël në jug të Oregonit që dikur i takonte një mikes sime. Meqë unë jam aktor dhe profesioni im është që thjeshtë t’i mësoj përmendësh rreshtat e shkruar nga të tjerët, nuk e dija çfarë të bëja me këtë fermë. Nuk kisha ide çfarë duhet të mbillja apo kultivoja atje. Por, në të njëjtin vit që unë u bëra me fermë, kanabisi u legalizua në shtetin e Oregonit dhe kështu edhe u shndërrua në produktin e ri agrar të Oregonit.”

Ylli i filmit “Curly Sue”, Belushi ka mësuar shumë rreth bujqësisë prej se është bërë me fermë dhe shpreson që shou i tij i ri televiziv, “Growing Belushi”, i cili fokusohet në prodhimin e marihuanës, do t’i zbulojë një varg përdorimesh të rëndësishme mjekësore që i posedon kjo bimë, transmeton Koha.

Jim Belushi po ashtu beson se kanabisi do të kishte mundur t’ia shpëtojë jetën vëllait të tij të ndjerë, John Belushi, i cili vuante nga Encefalopatia Traumatike Kronike, si rezultat i lëndimeve të rënda në kokë të cilat i kishte pësuar si lojtarë futbolli në shkollë të mesme. John Belushi ishte njëri prej anëtarëve origjinal të emisionit “Saturday Night Live”. Ai e kishte formuar një bashkëpunim të ngushtë me komedianin Dan Aykroyd, me të cilin luajti në disa filma të njohur të tillë si, “The Blues Brothers”. Por, aktori i cili ishte në rrugë për ta krijuar një karrierë të suksesshme në Hollywood, fatkeqësisht vdiq në vitin 1982 në moshën 33-vjeçare, nga mbidoza me kokainë dhe heroinë.