Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiq e ka informuar sot kryeministrin Isa Mustafa për dorëheqjen e saj në këtë post.
Këtë informatë për RTK2 përmes telefonit e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, transmeton Klan Kosova. “Mirijana Jevtiq në mesditë e ka informuar kryeministrin Isa Mustafa, se po dorëhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për dorëheqjen e Jevtiq, Lista Serbe e njoftoi edhe kryeministrin” tha Simiq. Gjatë ditës Lista serbe ka kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë Mirjana Jevtiq nga posti i Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal. Madje, Lista Srpska, në letrën që e ka siguruar Gazeta Express ka kërkuar që shkarkimi të ndodhë qysh sot.
Jevtiq s’e përballon presionin, jep dorëheqje
Leave a comment