Është fjala për Bob Weighton nga Alton, Hampshire, i cili mori titullin si burri më i vjetër në botë muajin e kaluar pas vdekjes së mbajtësit të rekordit të mëparshëm, Chitetsu Watanabe, nga Japonia.
Bob më 29 mars do të festojë 112-vjetorin e lindjes. Vitin e kaluar, ai e festoi në azil me shumë miq të tij ndërsa këtë vit nuk do mundet të organizojë asgjë.
“Gjithçka është anuluar, nuk ka vizitorë, nuk ka festë,”- tha ai.
Weighton jetoi edhe periudhën e pandemisë spanjolle që përfshiu globin në vitin 1918, kur ishte 10 vjeç.b“E lexova në librat e historisë kur u rrita,”- shtoi ai.
I moshuari u shpreh se tani bota është në një luftë me koronavrusin dhe kjo e shqetëson atë sepse askush nuk e di çfarë do të ndodhë.
Bob është baba i tre fëmijëve dhe ka 10 nipër e mbesa.