U shfaq me projekt të ri në skenën e Këngës Magjike dhe morri një pëlqim të jashtëzakonshëm nga publiku pasi bëri për vete të gjithë dëgjuesin e këngës shqipe si një atraksion i ri i skenës. Jetmir Kanani, djaloshi nga Tirana vjen në një rrëfim të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi karrierën e tij që e ka nisur…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Je shfaqur në skenën e ‘Kënga Magjike’ me një super projekt, na fol për bashkëpunëtorët dhe finalizimin e tij?
Kënga është një super projekt i cili është kompozuar nga i madhi Kledi Bahiti dhe teksti nga diva Fifi, një falënderim i veçantë për të dy.
KOHA: Sa i kënaqur je nga ky projekt?
Ky projekt më ka bërë të ndihem vetvetja.
KOHA: A ju ka munguar publiku pasi atij i ka munguar një super vokal si i Jetmirit, kënga është pritur mjaft mirë?
Normalisht na duhet pak dashuri dhe dashuria e publikut ka qenë frymëzim për mua në rrugën e muzikës, kënga është pritur më mirë nga sa unë e prisja.
KOHA: Me çfarë është marrë gjithë kësaj kohe Jetmiri jashtë muzikës?
Gjatë kohës që nuk jam marrë me muzikë, i jam kushtuar më së shumti fakultetit dhe kërcimit, pasi me kërcimin merrem rreth dy vite.
KOHA: U komentove si një atraksion i këtij viti në këtë festival, si të bën të ndihesh?
Shumë i nderuar për të marrë të tilla komente.
KOHA: Ju muzikën e keni pasion apo jetoni në sajë të muzikës?
E kam pasion, por me kalimin e kohës ndoshta jetoj në sajë të muzikës.
KOHA: Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo tash pas festivalit?
Për momentin nuk kam ndonjë plan, por me siguri do ketë.
KOHA: A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?
Deri diku mund të vlerësohet nga klikimet, por për mendimin tim vlerësohet nga pëlqimi i këngës…
KOHA: Po kush është Jetmiri me pak fjalë, për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të të njohin deri sot?
Jetmiri është një djalë që mban përgjegjësi për atë çfarë thotë dhe çfarë bënë, është i lidhur me familjen dhe me shoqërinë e vet, nuk është tip i alkoolit dhe i duhanit.
KOHA: Cilat janë planet e afërta?
Planet janë surpriza…