Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditët e fundit të këtij viti, ka dorëzuar çelësat e banesës për një familje në nevojë, në Komunën e Gjakovës. Drejtori i shoqatës, Halil Kastrati, në profilin e tij në Facebook i ka uruar për banesen e re, familjen e Marjan Bibaj. Marjani së bashku me bashkëshorten e tij, Zojen dhe vajzën Gabrielën, tash do të kenë kulm mbi kokë. Pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe humoristi i mirënjohur, Sevdai Radogoshi. /Telegrafi/