Jesse Lingard nuk ka qenë kërkah për Manchester Unitedin në vitin e fundit. Mesfushori anglez kaloi tërë vitin 2019 pa shënuar ose asistuar në Premier League. Në fakt, ai ka shënuar vetëm një gol për skuadrën edicionin e kaluar në të gjitha garat, dhe ai shënim erdhi kundër një skuadre nga Kazakistani në Europa League.
Ai tashmë e ka humbur pozitën e startuesit tek Unitedit, derisa mund të largohet krejtësisht.
Të hënën, u zbulua se Lingard ka lidhur bashkëpunim me super agjentin, Mino Raiola. Dhe në kuadër të këtij lajmi, raportohet se Lingard mund të transferohet në Itali te Milani.
Sipas gazetarit italian, Alessandro Jacobone, i cili është specialist i lajmeve për “Rossonerët”, Lingard po largohet nga gjiganti italian. Dhe Raiola nuk ka humbur kohë, duke ia ofruar klientin e tij të ri Milanit.
E rëndë apo jo? Të mos gjeni vend as në një klub në formë katastrofale si Man United, dhe t’i ofroheni një skuadre si Milani, e cila… e dini edhe vetë, më mirë s’po vazhdojmë.