Këto foto tregojnë pamje nga jeta e të burgosurve në Guantanamo, burgun famëkeq. Bëhen 15 vite nga hapja e tij. Obama dështoi ta mbyllte këtë burg, pavarësisht se kishte premtuar diçka të tillë. Trump nga ana e tij ka thënë se mendon ta lërë hapur burgun. Burgu mban disa prej terroristëve të arrestuar nga bastisja e Afganistanit por jo vetëm. Tortura të shumta mendohet të jenë kryer brenda këtij burg. Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucione dhe të drejta ndërkombëtare Mihael Georg Link sot e përsëriti nevojën për vazhdimin e procedurës për mbyllje të burgut të Guantanamos pa anulim shtesë. Ai theksoi se në burgun amerikan në Kubë momentalisht ka edhe 59 të burgosur. Burgu amerikan në Guantanamo është hapur më 11 janar të vitit 2002, ndërsa gjithsej ka pasur 780 të burgosur, ndërsa numër i madh i tyre janë mbajtur pa gjykim ose akuza.
Jeta në burgun famëkeq të Guantanamos (FOTO)
Leave a comment