Dhjetëra-mijëra gra u mblodhën në Seul të shtunën, duke bërë thirrje për goditjen e pornografisë së spiunazhit, në një nga protestat më të mëdha ndonjëherë të këtij lloji.
Autorët, kryesisht meshkuj, filmojnë ose fotografojnë gratë fshehurazi në ambjentet publike.
Edhe pse shpërndarja e pornografisë është e paligjshme në Korenë e Jugut, videot dhe fotot ndahen gjerësisht në internet.
Organizatorët thonë se gratë jetojnë me frikë të vazhdueshme se mund të fotografohen ose filmohen pa dijeninë e tyre.
Me pankarta në duar që lexonin : “Jeta ime nuk është pornografia jote” apo “Duam të frekuentojmë banjot publike të qeta”, protestueset ishin kryesisht adoleshente ose rreth të 20-ave, moshë kjo e parë si viktimat kryesore të kamerave të fshehura.
“Ata njerëz që filmojnë video të tilla! Ata që i ngarkojnë ato, ata që i shikojnë ato, të gjithë duhet të dënohen ashpër!”.
Gratë mbuluan fytyrat e tyre me maskë, kapele dhe syze dielli sipas udhëzimeve të organizatorëve.
Demonstruesit thanë se rreth 55,000 gra morën pjesë në tubim, ndonëse policia foli për rreth 20,000.
/Ora News.tv/