Romano Prodi ka dhënë një intervistë mbi librin e tij autobiografik “Strana vita, la mia” që do të jetë në shitje nga nesër. Në të flet për politikën e vjetër italiane si ish-kryeministër, për politikën aktuale, por edhe për atë ndërkombëtare si ish-kryetar i Komisionit Europian
‘Strana’ (e çuditshme), pse?
Për shkak se gjithçka diktohej nga faktor të jashtëm. Dhe gjithashtu do të shtoja “me fat”. Familja, një shkollë e mesme e mirë, Universiteti Katolik në Milano, në një botë katolike mes trazirave që ishte në pararojë në Itali. Pastaj krejt rastësisht ministër i Industrisë kur Pandolfi më sugjeroi tek Andreotti. Pastaj kriza e partive dhe nevoja për të rindërtuar reformizmin, duke bashkuar ata që ishin ndarë nga Muri i Berlinit…
Është një rastësi disi e dyshimtë, profesor Prodi. Pa asnjë llogaritje, pa asnjë strategji?
Unë e pranoj që ka pasur një strategji për ‘L`Ulivio. Nuk jam shtyrë nga askush për ta bërë. E bëra, sepse doja të shprehja nevojën që ndjeja. Dhe kjo nevojë mbetet. Reformizmi duhet të gjejë një identitet të ri pas 35 vitesh kur liberalizmi ka shkatërruar të drejtat shoqërore.
Muri i Berlinit ndau të moderuarit. Kurse rënia e tij i bëri bashkë, me një forcë të madhe?
Sigurisht, dhe më pas Berluskoni i ribashkoi ata duke krijuar qendrën e djathtë; Unë u kujdesa për kampin reformator. Problemi është se në atë fushë kishte reformatorë të veçantë si Bertinotti, të cilët, nga frika se mos u rrënohej baza, u tërhoqën pas.
Ju thoni që L`Ulivio ishte e lidhur me indinjatën popullore të shprehur përmes prokurorit Antonio Di Pietro. Në retrospektivë, një virtyt apo një mëkat?
Ishte një evolucion i detyrueshëm. Në atë moment Di Pietro ishte në përputhje me planin tim. Sigurisht lëvizjet e tij dhe ndryshimi ishin më të shpejtë se sa pritej.
Në libër thoni që “nën drejtimin e të djathtës”, Italia nuk do kishte hyrë kurrë në BE. Ç`të bën ta mendosh këtë?
Fakti që ishte krijuar ideja se fundi i Lira-s (monedhës) dhe lidhja me Evropën do gërryenin qendrën e djathtë. Atëherë, votat në atë zonë shkonin më shumë për të kaluarën sesa për të ardhmen. Ata ndoqën një perspektivë kombëtare dhe jo ndërkombëtare. Apeli bëhej për një bazë konservatore që midis Liras dhe Euros, preferonte të parën.
Megjithatë, Berlusconi sot është një pro-evropian i bindur?
Ishte kryevepra e Helmut Kohl. Ai bëri gjykime të mprehta për Berluskonin, por e mirëpriti FI në Partinë Popullore Evropiane. Unë i thashë: ‘Çfarë po bën?’. Ai u përgjigj: ‘Kam kaluar gjithë jetën time duke luftuar socialistët dhe nuk mund të ndryshoj tani. Dhe nëse FI është në PPE, unë jam përgjegjës për të’. Kishte të drejtë: FI tani është një forcë pro-evropiane.
Ju argumentoni se Italia mund ta shprehë rolin e saj vetëm nëse peshon shumë në Bruksel. Me Draghi-n kemi bërë një hap përpara?
Sigurisht, kështu është. Ne jemi shëruar në imazhin ndërkombëtar, me ndihmën e “Next Generation Plan (Planit të Gjeneratës së Tjetër). BE ka bërë një hap të madh përpara falë transformimeve të Angela Merkel dhe Gjermanisë. Dhe falë Brexit, pa të cilin nuk do të kishte rimenduar: ‘ex malo bonum’. Nëse ka diçka, problemi është Franca. E ardhmja jonë është me Shtetet e Bashkuara, por Evropa duhet të ketë më shumë forcë në NATO, dhe mund ta bëjë këtë vetëm nëse Franca vë në dispozicion të OKB -së armët bërthamore dhe fuqinë e vetos, duke i bërë ato jo burime kombëtare, por evropiane. Nuk është e qartë kjo pjesë: Franca është një vend i veçantë.
E përcaktoni veten si një ‘katolik i rritur’ dhe gjithashtu si një ‘Atlantist i rritur’. Çfarë do të thotë?
Do të thotë që fati ynë politik dhe ushtarak është me SHBA-në. Por interesat kombëtare dhe evropiane duhet të merren parasysh dhe për këtë arsye lind edhe nevoja për të dialoguar me Kinën.
A nuk do të nxjerrin pretekste, duke qenë se në disa kancelari perëndimore ju portretizojnë si një mik të Putin dhe Kinës?
Le të thonë çfarë të duan. Kam dhënë mësim në Shtetet e Bashkuara, para se të shkoja në Kinë. Dhe askush nuk ka parë ndonjëherë në jetën time mos-koherencën më të vogël në marrëdhëniet me Amerikën. Kur shkova në Iran në embargo të plotë, a mund të mendohet se nuk isha konsultuar me parë me Shtëpinë e Bardhë? Tri herë fola me Clinton. Unë e njoh historinë. Të gjithë mund të flasin me Shën Françeskun, por është më e vështirë të flasësh me ujkun. Dhe kjo është ajo që duhet bërë me qeverinë afgane, nëse duam të japim ndihmë humanitare për njerëzit në nevojë dhe të shpëtojmë bashkëpunëtorët tanë.
Edhe Kina “ujk” është?
Duhet të gjejmë një ‘modus vivendi’ me Kinën. Nuk e di nëse do të gjendet, por duhet ta kërkojmë. Varet shumë nga Kina dhe SHBA. Në fakt, Shtetet e Bashkuara na japin shembullin e një kompromisi të mundshëm: qëndrojnë në një tension të konsiderueshëm në fushën e teknologjisë së lartë, por pjesa tjetër e tregtisë vazhdon të ketë efekt të madh.
Si e mbani mend refuzimin e Quirinale në 2013-ën? Në libër flet për 118 ose 120 ‘franchi tiratori), jo 101. ‘Jo-ja’ e Berluskonit a nuk rëndoi dhe mbi Partinë Demokratike?
Nuk kishte nevojë për JO-në e Berluskonit për të shtyrë një pjesë të Partisë Demokratike të çonte drejt humbjes së votave: ishte një përpjekje e kotë! Më vjen veçanërisht keq që si rezultat i atij episodi Partia Demokratike u përça më tej. Dhe në këtë kuptim, Partia Demokratike ka humbur më shumë se unë. Nga ana tjetër, unë gjithmonë kam besuar se nuk ishte diçka që e bënte kreu i shtetit. Dhe vitet në vijim ishin ndoshta për mua më të bukurat e jetës sime.
Mattarella as që dëshiron të rizgjidhet?
Duke e njohur atë, kur thotë diçka, e mban fjalën. Kështu që unë e besoj atë që thotë. Nëse do të ketë momente dramatike, të cilat unë nuk i shoh as sot, as në perspektivë, sigurisht që kreu i shtetit do të ndjejë detyrën të ndryshojë mendje.
Përkundër kësaj, e shihni Draghin në Quirinale?
Varet nga ajo që ai zgjedh të bëjë: nëse do të ketë fuqi të madhe, për një kohë të kufizuar, ose autoritet të madh për një periudhë kohe shumë më të gjatë.
Edhe nëse zgjedh Palazzo Chigi apo Quirinale? Po në konklavë, kush hyn papë del kardinal
Kudo ku ka një votim të fshehtë, ekziston rreziku. Unë jam një dëshmitar i mirë i kësaj.
Ju prisni të shikoni një kardinal laik? Pak besojnë në këtë, madje askush?
Jua siguroj, siç e kam shkruar në libër që do pres të shijoj një laik, madje nuk do jetë as kardinal.
(tirana post)