Një djalë pi qumësht direkt nga gjiri i lopës ndërsa një tjetër përkëdhel brirët e demit. Pamjet nga jeta e përditshme e tribusë Mundari në Sudanin e Jugut tregohen nga fotografi Mario Gerth, i cili ka jetuar tre muaj pranë tyre. Pjesëtarët e tribusë nomade i kalojnë ditët rreth kullotave të rajonit Sahel përgjatë lumit Nil dhe lopët i përdorin si monedhë këmbimi, por jo vetëm. Jetët e tyre janë aq shumë të ndërlidhura me kafshët, saqë lahen me urinën e tyre, pasi besojnë se i mbron nga infeksionet.
Madje në njërën prej fotove, një djalë shihet duke stimuluar në një mënyrë tepër origjinale lopën që të prodhojë më shumë qumësht. Por sado e pabesueshme mund të duket ata nuk e hanë kurrë mishin e bagëtive, pasi dieta e tyre përbëhet vetëm nga qumshti dhe kosi. Mario nga Gjermania, tha: “Ata nuk e shohin dallimin mes lopës dhe njeriut. Hanë, flenë dhe ecin bashkë. Lopët për ta janë gjithçka, para, ushqim dhe krenari”.