Sërish si dikur. Po flasim për Jeremy Meeks, ish i dënuari i njohur si “krimineli më i bukur në botë”, i cili ka transformuar radkalisht jetën e tij që kur ka dalë nga burgu. Suksesi i tij në SHBA ka filluar që kur fotoja sinjalizuese është publikuar ‘online’, duke u bërë brenda pak kohësh virale në ueb dhe duke i garantuar një kontratë të mrekullueshme si model pasi la qelinë. Që atëherë 32-vjeçari ka vazhduar të mbajë të përditësuar fansat e tij përmes një profili në Instagram dhe në këtë mënyrë kanë dalë detaje mbi jetën e tij të re. Nga fotot, duket se nuk i mungon asgjë: modeli është bashkuar me të shoqen dhe fëmijët, tregon fizikun e tij të palestruar që i ka dhënë edhe më shumë famë, në krah të makinave dhe vilave luksoze me disa mbishkrime dhe një hashtag si “Zoti është i mirë” dhe “është bukur të jesh në shtëpi”.
Jeta e re luksoze e kriminelit më të bukur në botë (FOTO)
Leave a comment