Juan Medina, një fotoreporter me agjencinë e lajmeve Reuters, kaloi 29 ditë në bordin e një anije shpëtimi nga Libia, duke dokumentuar kërkimin e atyre që humbën në det. “Krahët e Hapura” është një anije në pension e drejtuar nga organizata bamirëse spanjolle, “Proactiva Open Arms”. Ajo patrullon një zonë ku qindra mijëra njerëz kanë hyrë në kalime të pabesa në Europë, në vitet e fundit.
Pothuajse 1.8 milionë njerëz kanë migruar në të gjithë Mesdheun nga Lindja e Mesme dhe Afrika që nga viti 2014, sipas shifrave të OKB-së. Një moment dramatik gjatë kohës së fotografit Medina në bordin e Krahëve të Hapura ishte shpëtimi i Josephas. Ajo ishte e vetmja e mbijetuar e një varke ku gjendeshin edhe trupat e pajetë të një gruaje tjetër dhe një djali 4-vjeçar.
Josepha ishte në një gjendje shoku, kur ajo u mor në bord dhe u trajtua nga mjekët më 17 korrik. Ajo tha se ishte nga Kameruni dhe e kishte kaluar natën duke u kapur me copa dërrase, duke kënduar himne dhe duke i thirrur Perëndisë.
Ahmed, 38 vjeç, u shpëtua me djalin e tij 13-vjeçar në fillim të gushtit. Ai i tha fotografit Medina se ai dhe djali i tij kishin udhëtuar nga Darfur, Sudani. Në qytetin libian të Sabratah, në perëndim të Tripolit, ata dhe të tjerët u rrëmbyen dhe u mbajtën robër për shtatë ditë. Duke arritur të ikin përmes një dritareje, ata shkuan në qytetin e Garabullit, rreth 130 km në lindje dhe pritën për pesë javë të paguajnë 2000 dinarë (1438 dollarë) secili dhe hynë në një anije gome.
Pas lundrimit për 15 orë varka u mbyt dhe ata notuan për tre orë. Gjatë natës panë se drita po afroheshin. Ahmedi i tha Medines: “Kishte një moment frike dhe nervozie të madhe, sepse nuk shihnim mirë dhe gjëja më e keqe që mund të ndodhte ishte se mund të ishte patrullimi libian që do të na gjente, i cili do të na detyronte të ktheheshim në atë ferr”.
“Por pastaj dëgjuam nga një prej dy anijeve të shpejta që nga u drejtuan: “Ne jemi miq, ne jemi një anije shpëtimi spanjolle. Filluam të bërtisnim me gëzim”.
Ahmed vazhdoi: “Disa nuk e kuptuan mesazhin, ndoshta sepse nuk flasin anglisht, dhe mendonin se një nga dy anijet ishte roja bregdetare libiane dhe u hodhën në ujë, duke preferuar të rrezikonin mbytjen sesa të ktheheshin në Libi”. “Për fat të mirë jemi të gjallë, kemi një mundësi të re”.