Gabriel Jesus deklaroi se nuk di asgjë në lidhje me zërat që flasim për një kontratë të re me Mançester Siti. Sulmuesi nga Brazili, i cili ka lënë një përshtypje shumë të mirë, që pas mbërritjes në “Etihad Stadium” në janar, është shumë pranë një marrëveshje të re me ekipin e Pep Guardiola, sipas asaj që shkruan shtypi britanik. 20-vjeçari, i cili ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje me fanellën e Siti, ka edhe katër vite kontratë të mbetur nga marrëveshja aktuale.
“Nuk nuk di asgjë. Askush nuk më ka folur për këtë temë. Drejtuesit e Siti nuk më kanë thënë asgjë dhe as menaxheri im. Nuk ka ndodhur asgjë e re dhe përqendrimi im është maksimal për të dhënë më të mirën në fushën e lojës për Mançester Siti”, thotë Jesur në pyetjen në lidhje me rinovimin e mundshëm. Jesus ka luajtur shumë mirë në krah të Sergjio Agueros, por gjithashtu i jep trajnerit Guardiola një alternativë të rëndësishme, kur një prej qendërsulmuesve do të pushojë.
Derisa, Jesus nuk luajti në fitoren 5-0 që Mançester Siti arriti kundër Kristall Pallas dhe u zëvendësua pas 54 minutash lojë në fitoren 2-0 kundër Shakhtar Donetsk në Çampions. “Nëse një futbollist luan më mirë se unë në rolin tim, atëherë më duhet ta pranojë dhe të qëndrojë në stol. Nëse nuk luaj mirë, atëherë trajneri ka të drejtë të më zëvendësojë. Guardiola po bën një punë shumë të mirë, duke përdorur shumë lojtarë dhe secili pre tyre po e ndihmon ekipin e Siti të përmirësohet. Kjo është kryesorja”, deklaroi Jesus.