Jessica Alba një djalë si dhuratë për festë (FOTO)

Jessica Alba bën të ditur se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Duke i vendosur emrin Hayes Alba Warren, emri i tij shkon në mënyrë perfekte me motrat, Haven dhe Honor. Duke postuar një foto të të porsalindurit, Alba shkruan “31 dhjetor 2017 dhurata më e mirë për të pritur Vitin e Ri. Cash dhe unë jemi të bekuar”. Edhe bashkëshorti i saj Cash Warren ndihet mjaft i lumtur dhe krenar duke postuar një foto në profilin e tij ku shfaqet me vogëlushin Hayes.