Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka propozuar këmbim të territoreve me Kosovën, por këtë e hodhën poshtë nga bashkësia ndërkombëtare e cila nuk i propozoi asgjë tjetër përveç marrëveshjes juridike-detyruese me të cilën Kosova do të fitojë vend në KB, deklaroi ish ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq në seancën e partisë së tij.
Jeremiq i hodhi poshtë kritikat e Vuçiqit se “gabimet kyçe për Kosovën janë bërë para 10 viteve”. Ai shtoi se gabimet më të mëdha janë në vitin 1998 dhe 1999 për shkak të politikës së atëhershme “të lidershipit aktual të shtetit pas së cilës vijoi bombardimi nga NATO dhe tërheqja e shtetit serb nga Kosova”.
Jeremiq shtoi se Serbia ka plotësuar gjithçka nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa në këmbim kanë marrë vetëm “premtime për një asociacion mjaft të dobët – Bashkësinë e komunave serbe, madje edhe kjo nuk është plotësuar”, publikojnë sot gazetat serbe.