Jeremic: Atmosferë lufte që të arsyetohet njohja e Kosovës

Sipas kryetarit të Partisë popullore të Serbisë, Vuk Jeremic, kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic me “partmerët e tij” Thaçi e Haradinaj, me regji po e krijon atmosferën si në prag të luftës, në mënyrë që të ketë arsyetim për nënshkrimin e marrëveshjes, me të cilën do të bëhej e mundur që Kosova të hyjë në OKB.

Jeremic ka thënë se Vucic e Thaçi janë takuar më 4 nëntor në Romë, ndërsa vetëm pak ditë pas kësaj Prishtina i ka ngritur taksat në prodhimet e Serbisë njëherë në 10 për qind e pastaj edhe në 100 për qind”, citon gazeta “Danas” kumtesën e Partisë popullore, transmeton GazetaMetro.net.

“Nëse përkufizohen Serbia e Kosova në mënyrën në të cilën e duan Vucic e Thaçi, atëherë s’do të ketë pengesa që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Nëse bëhet anëtare e OKB-së, atëherë nuk ka më mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare që të pengohet ndryshimi i kufijve në Ballkan, duke filluar nga formimi i Shqipërisë së madhe e më tutje”, ka thënë Jeremic.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com