Jepu pedaleve, ose vdis

1

Në këtë foto shfaqen rreth pesëdhjetë çiklistë të guximshëm që morën pjesë në një garë masive përgjatë cirkuitit më të frikshëm në të gjithë Kinën. Shtegu malor i biçikletave Laojun është bërë prej qelqi, një metër dhe 83 centimetra i gjerë, dy kilometra i gjatë dhe shtrihet drejtpërdrejt nga muri vertikal i granitit të malit në një lartësi prej rreth 1000 metrash.

Të gjithë pjesëmarrësit përdorën të njëjtin model të tre-rrotësh të quajtur “iTango”, prodhuar nga kompania kineze Doohan, që sponsorizoi garën e guximshme me shpresën e tërheqjes së vëmendjes së publikut ndaj problemit të emetimit të monoksidit të karbonit dhe alternativat e përfaqësuara nga mjetet me emetim të ulët.

Comments are closed.