Stamboll, 9 nëntor – Prokuroria Turke ka lëshuar urdhër-arrest për të paktën 103 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë (TSK) për shkak të lidhjes me lëvizjen e Fetulla Gjulenit që Ankaraja e konsideron përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, njoftoi Agjencia e Anadollit.
Sektori i Prokurorisë të Stambollit për terrorizëm dhe krim të organizuar vazhdon me hetimi dhe aksionet për arrestimin e personave që kanë lidhje me lëvizjen e Gjylenit, ndërsa kësaj here bëhet fjalë për pjesëtarët e armatës turke, saktësoi agjencia.
Mbi bazën e fakteve se përmes telefonit kanë komunikuar me shifra me pjesëtarë të lëvizjes të Gjylenit, është dhënë urdhër për arrestimin e të paktën 103 pjesëtarëve të armatës, midis të cilëve edhe dy kolonelë, dy togerë, gjashtë majorë, 14 kapitenë, 21 nëntogerë dhe oficerë të tjerë.
Në të paktën 32 qytete turke tashmë po zbatohet i njëjti aksion për arrestimin, ndërsa prej 103 ushtarëve turk, 74 tashmë janë arrestuar.