Strasburg, 19 mars – Komisioni i Venecies i përshëndet orvatjet e përhershme të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i aprovojnë rregullat me të cilat rregullohet sistemi gjyqësor në pajtim me standardet ndërkombëtare. Këto orvatje në dy vitet e kaluara lëvizin kryesisht në drejtim të duhur, njofton korrespondentin i MIA-s nga Strasburgu.
Propozim ligji për Këshill gjyqësor, vlerësohet kryesisht pozitivisht. Ai sjellë shumë ndryshime të dobishme. Për shembull, konstatimi për shkelje të Konventës evropiane për të drejta të njeriut më nuk është shkas për ulje të rezultateve nga vlerësimi i rezultateve të gjykatësve.
Propozim-ligji është më i qartë dhe koherent brenda vetes. Komisioni i Venecias me kënaqësi vëren se janë përcjellë numër i madh i rekomandimeve paraprake. Vlerësimi i përgjithshëm mundëson që të konkludohet se dispozitat nga projekt-ligjet zakonisht janë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe nëse interpretohen dhe zbatohen mund të sigurojnë pavarësi dhe efikasitet në gjyqësi.
Janë vlerësuan pozitivisht kriteret e reja për përzgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.
Krahas ndryshimeve tjera pozitive të Ligjit për Këshill gjyqësor, në mendimin e Komisionit të Venecias rekomandohet që edhe testet psikologjike më të mos përdoren gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit gjyqësor, me çka zvogëlohet mundësia për ndikim politik gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.
Ftohen autoritetet të vlerësojnë nëse shumica/shumica sociale që kërkohet në seancat plenare të Këshillit gjyqësor marrje e vendimeve për emërim dhe avancim të gjykatësve apo për përgjegjësi disiplinore të gjykatësve dhe anëtarëve të Këshillit janë reale. Procesi i marrjes së vendimeve duhet të disenjohet në mënyrë që do të sigurojë se mbledhjet plenare të Këshillit gjyqësor nuk do të gjenden në situatë, ku do të ishte e pamundur ose jashtëzakonisht vështirë të merret vendim.
Sa i përket procedurës disiplinor, ligji duhet të parashikojë mekanizmin për filtrim të parashtresave të parashtruara kundër gjykatësve drejtpërdrejtë në Këshillin gjyqësor, mundësia që të jepet autorizim që të vendoset për pranueshmërinë e ankesave, në vend në seancën plenare të Këshillit gjyqësor, t’i jepet një trupi më të vogël në kuadër të Këshilli gjyqësor. Këshilli i Apelit duhet të ketë fjalë të fundit për ankesën kundër sanksionit policor të imponuar nga ana e Këshillit gjyqësor dhe të mund t’i jepet një trupi më të vogël në kuadër të Këshillit gjyqësor. Gjykata e Apelit duhet ta ketë fjalën e fundit për ankesën kundër sanksionit disiplinor të imponuar nga ana e Këshillit gjyqësor, dhe të mund t’i shfuqizojë vendimet e Këshillit gjyqësor vetëm në raste të gabimeve të mëdha në zbatimin e ligjit procedurial dhe material.
Komisioni i Venecias me kënaqësi vëren se versioni i fundit i projekt-ligjit zbaton shumë nga ndihma e saj dhe mbetet në dispozicion të disponimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për çdo ndihmë shtesë në këtë fushë.