Jep dorëheqje zv/ministri i shëndetësisë, Asim Musa

Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, ku pretendohet se ai në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Musa në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se është manipuluar me videon në fjalë.

“Me kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë vetëm kam njoftuar pacientin se ndërhyrja për shtetasit e huaj pa sigurim shëndetësorë në Maqedoni është private  dhe e kam njoftuar për koston e mundshme”-tha mes tjerash Musa.