Ministri i Mjedisit në Francë, François de Rugy, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas akuzave për shpenzime enorme, përfshirë ato në darka private.
Ai ka thënë se ky është linçim mediatik, duke shtuar se energjia që ka shpenzuar duke mbrojtur veten e ka penguar punën e tij si ministër.
Një uebfaqe hulumtuese raportoi se ai ka shpenzuar para të taksapaguesve në darka të shtrenjta dhe rinovoi banesën e tij kur ishte kryeparlamentar.
Të gjitha këto ai i ka mohuar.
“Sulmet dhe linçimi mediatik drejt familjes sime më detyroi të marr hapin e domosdoshëm të tërhiqem… E kam njoftuar për dorëheqjen time kryeministrit këtë mëngjes”, ka thënë de Rugy.