Paris, 3 korrik – Kryeministri francez Eduard Filip ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Qeverisë, kumtoi Pallati Elise
Me këtë vendim, në të vërtetë, e gjithë Qeveria jep dorëheqje, sipas mediave franceze. Filip është kryeministër i Francës që nga 15 maji i vitit 2017.
Presidenti francez Emanuel Makron, dje kumtoi se do të ketë “ekip të ri qeveritar”, duke konfirmuar debatin në media për ndryshimet e ardhshme në përbërjen e qeverisë franceze dhe duke mos specifikuar nëse Eduard Filip do të mbetet kryeministër.
“Duhet të bëjmë zgjedhje për të filluar rrugë të re. Këto janë qëllimet e reja për pavarësinë, ristrukturimin, pajtimin dhe metodat e reja për zbatimin e tyre. Pas meje do të kem ekip të ri”, tha Makron në një intervistë për mediat rajonale, pa dhënë detaje në lidhje me ndryshimin e mundshëm në qeveri.
Duke folur për Eduard Filipe, i cili të dielën fitoi në zgjedhjet komunale për kryetar të Avrit, Makron tha se kryeministri kishte bërë “punë të mrekullueshme” në tre vitet e fundit.
“Ne kemi zbatuar reforma të rëndësishme historike – shpesh në kushte shumë të vështira. Ai ka zbatuar reforma të rëndësishme dhe ka ndërtuar marrëdhënie besimi që është unike për historinë e Republikës së Pestë”, tha presidenti francez.