Oslo, 9 janar – Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bake-Jansen në fjalimin në seancën e “Shoqatës ushtarake të Norvegjisë” deklaroi se ekziston mundësi të shpërthejë luftë midis shteteve në Evropë.
Ai shtoi se përleshja eventuale do të kishte pasoja serioze për vendet skandinave.
“Zhvillimi i ngjarjeve në mesin tonë tregon se më nuk është e pazëvendësueshme përleshja midis shteteve në Evropë”, theksoi Bake-Jensen.
Ai shtoi se shpenzimet për mbrojtje të vendeve në pesë vitet e fundit janë rritur për rreth 30 për qind, si dhe se rritja e tillë do të vazhdojë.
Evropa e përjeton krizën më serioze emigruese nga Lufta e Dytë Botërore, të shkaktuar fillimisht nga shumë përleshje të armatosura dhe nga problemet ekonomike në Afrikë dhe në Lindje të Afërt.