Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Çifti i ri i showbizit kanë pozuar për kopertinën e ‘Vanity Fair’ për muajin dhjetor ku kanë folur edhe për lidhjen e tyre. “Jemi shpirtra binjakë, – ka thënë ish-lojtari i njohur i bejsbollit, 42 vjeç. – Jemi të dy të shenjës së Luanit, të dy nga New York, të dy latinë dhe kemi mbi 20 gjëra të tjera të përbashkëta”. 48-vjeçarja Lopez ka shtuar: “Shumë njerëz që kam njohur në jetë nuk e vlerësonin atë që bënin dhe sa e mrekullueshme ishte ajo… jo madhështinë e shtëpisë, por momentin kur ulesh brenda saj me dikë që do, me familjen, me fëmijët”. (atsh)