Arbër Zeneli, anësori i Kosovës që shënoi golin e një pike për Kosovën në barazimin 1-1 me Bullgarinë, ka folur dhe ka treguar se ku gaboi Kosova. Ai mendon se “Dardanët” nuk bën lojë të mirë në pjesën e parë.
“Jemi të zhgënjyer dhe të dëshpëruar”, u përgjigj Zeneli. “Luajtëm shumë, por i dhamë golin nga korneri. Në pjesën e dytë luajtëm më shpejt e dhamë atë golin e rëndësishëm. Mund të luajmë shumë më mirë siç bëmë në pjesën e parë. por morën një pikë të rëndësishme, tani të shikojmë para. Fokusi, mentaliteti i lojtarëve ndikoi në pjesën e parë, s’dua të kritikoj askënd. Por në psuhim diskutuam dhe në pjesën e dytë luajtëm më mirë”, deklaroi Zeneli.