Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pas fitores prej 3:2 në “Santiago Bernabeu”, ka thënë se katalanasit duhet të vazhdojnë të luftojnë për titullin e kampionit të La Ligas.
Barça tani kanë barazuar me pikë Realin, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Jemi në pjesën më vendimtare të sezonit. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore madhështore dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, tha Enrique kur u pyet për titull.