Simboli me duar i shqiponjës, është ajo çka i karakterizon momentet festuese të shqiptarëve në përgjithësi. Pas një performamce në skenë të Rita Orës, e Dua Lipës, pas një golle të shënuar nga Xhaka e Shaqiri, festa me shqiponjë është momenti më i bukur, që tani e njeh e gjithë bota, shkruan Gazeta Metro.
Më 14 tetor të vitit 2014, në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian “Francë 2016”, Kjo pasi në minuten e 42-të qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “Autochthonous”.
Shqipnoja, ky shpend i fuqishëm e luftarak, është ideal edhe për shpirtin e shqiptarëve. Zakonisht kur shqiptarët luajnë futboll me ekipet e tyre, por edhe me kombëtaret që përfaqësojnë shumica nuk harrojnë të festojnë me simbolin e shqiponjës, simbol ky që u bë shumë i famshëm në botë sidomos nga Kampionati Botëror “Rusia 2018” , në ndeshjen e Kombëtares së Zvicrrës dhe asaj të Serbisë kur pas golave që shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë shqiponjën .
Pikërisht në ato ditë të Kampionatit Botërorë të futbollit, në Rusi ishte edhe këngëtarja Era Istrefi e cila bëri hapjen e Kamionatit, dhe ishte e para që fillojë festën te ne, duke veshur rroba me ngjyrat e flamurit të Kosovës, kaltër dhe të verdhë, madje edhe publikoi një fotografi me shqiponjë nga stadium rus. Fotografi kjo e cila u shpërnda me mijëra herë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.
Djelmoshat e Bernard Challandes arritën ta sigurojnë një fitore me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Azerbajxhanit, duke u promovuar kështu nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve. Arbër Zeneli, futbollisti i Kombëtares së Kosovës arriti t’i shënojë tri gola kundër Azerbajxhanit, brenda 90 minutave më të rëndësishëm në historinë e Kombëtares deri më tani.
Dua Lipa, këngëtarja e njohur tashmë për tregun muzikor ndërkombëtar, e cila është nga Peja, që ka emigruar me familje në Londër, nuk harron shpeshëherë ta përshëndes Kosovën, sigurisht edhe kjo me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Me një super këngë e një super videoklip të realizuar në Kosovë të Rita Orë, bëri që flamuri ynë të shihet me miliona herë nga adhuruesit e saj në mbarë botën, kështu, duke i njoftuar ata me shtetin tonë.
A mund të harrohet vallë momenti kur falë Majlindës flamuri i Republikë së Kosovës, u ngjit më lartë se ato shtete që akoma nuk e njohin si shtet Kosovën?