Edhe pak kohë e po afrohet sezoni i dasmave dhe po vije koha e mbrëmjeve të maturës.
Preokupimi më i madh në këto situata është se çfarë do të veshim dhe si do të dukemi.
E për këtë ne jemi munduar që sado pak t’ua lehtësojmë këtë punë juve, duke përzgjedhur disa nga fustanet më të bukur për këtë vit, me anë të të cilave ju mund të inspiroheni ose të paktën të krijoni një ide se çfarë do të vishni.
Më tepër në modë vazhdojnë të jenë fustanet e gjata dhe ato deri tek pjesa e nën-gjurit, ndërsa të shkutër po preferohen në mas më të vogël, ashtu siç po ndodh tash e disa vite.
Gjithashtu ajo që veçon fustanet më ‘In’ të këtij viti është ngjyra, ku po preferohen fustane një-ngjyrëshe ose me ndonjë dizajn në vete, por jo shumë të tepruar.
Për më tepër mund të shikoni vet modelet e fustaneve më poshtë. /ORAvip/