Sergio Ramos ka dhënë një kushtrim prej kapiteni për Real Madridin, para deshjes së Kupës së Mbretit në Melilla. Qendërmbrojtësi i të bardhëve ka bërë njëlloj autokritike përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një foto, ku shihet në këmbë, në aeroport, me disa nga kolegët etij.
Ai drejtoi një mesazh për tifozët e Real Madridit. “Ne jemi të vetëdijshëm dhe ndihemi përgjegjës për këtë situatë, por tani nuk është koha për të folur, është koha për të vepruar. Hapi i parë fillon sot. #HalaMadrid”, – ka shkruar Ramos në spanjisht dhe anglisht.
Ramos nuk ishte thirrur për ndeshjen e parë të “Copa del Rey” që nga sezoni 2013-2014, kur Carlo Ancelotti e rreshtoi atë si startues në ndeshjen e raundit të parë (0-0), kundër Olimpic de Xativa.