Shkup, 20 nëntor – Futbollistët e Shkëndijës kanë vazhduar rrugëtimin e tyre drejt titullit të dytë në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Me rezultatin e thellë dhe me hat-trikun e kapitenit Ferhan Hasani, kuqezinjtë mundën “Skopjen“ me 4-0. Pas kësaj fitore Shkëndija është liderë absolute me 40 pikë ose nëntë më shumë se Vardari, por që kjo e fundit ka dy ndeshje më pak.
Ndryshe, fitorja ndaj “Skopjes” për trajnerin Qatip Osmani ka rezultuar e mire, por atij i ka pëlqyer serioziteti i skuadrës.
“Lojë e bukur që rezultoi me rezultatin 4:0. Më gëzon fakti se fillimi i ndeshjes ishte serioz pa dalluar kundërshtarin dhe mendojë që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me këtë seriozitet”, tha pas ndeshjes për trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.
I pyetur në pyetjen se skuadra e tij me këto fitore të njëpasnjëshme e ka gjetur rrugëtimin drejt titullit kampion, ai është përgjigj: “Rezultatet e deritanishme tregojnë se jemi në rrugë të vërtetë për t’u bërë kampion. Megjithatë nuk është ende e kryer dhe është herët për të folur për rezultatin final dhe ne duhet të vazhdojmë me kësi lloj ndeshje dhe sigurisht në fund do ta arrijmë atë qëllimin që ka Shkëndija”, përfundoi Osmani. Ndërkohë, Shkëndija ndeshjen e radhës në kampionat e luan me Renovën.