Barcelona ka bërë çmendurinë duke përmbysur rezultatin prej 4:0 ndaj Paris Saint Germainit, për të fituar 6:1 në Camp Nou, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express. Për këtë rikthim historik, është shprehur i lumtur edhe trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.
“Ishim spektakolar, duke u mbrojtur dhe sulmuar në vazhdimësi. Këtë e arritëm falë mbështetjes së gjithë tifozëve. Pavarësisht humbjes zhgënjyese në ndeshjen e parë, ata na qëndruan prapa gjatë gjithë kohës. Jemi jashtëzakonisht të lumtur, kemi bërë një paraqitje madhështore”, tha Enrique.