Leyla Moses-Ones, zëvendës ambasadorja amerikane në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare të Grave ndan me të gjithë ndjekësit mesazhin e saj.
Ajo thotë se në staf ka shumë gra, e të gjit-ha bashkë punojnë, fuqizojnë, frymëzojnë dhe çojmë përpara ide, njofton Klan Kosova.
”Ne jemi nëna, kolege, bashkëshorte dhe motra”, “ne jemi gjysma e Botës”, thonë ato.
STATUSI I LEYLA MOSES-ONES
”Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, E Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones ndan mesazhin e saj mbi rolet e rëndësishme që gratë luajnë në Ambasadën tonë dhe në botë. Përgjatë gjithë muajit mars, ne do të ndajmë histori të tjera të grave të cilat kanë sjellë ndryshim”.