Paris, 18 mars -Federata franceze e sigurimeve (FFS) vlerëson se dëmet e shkaktuara gjatë kohës së protestave të “jelekverdhëve” në Francë është 170 milionë euro, ku nuk janë llogaritur dëmet e fundit nga e shtuna e kaluar në Shanzelize.
Sipas FFS-së, deri tani janë dorëzuar 10.000 kërkesa për kompensim, me çka vlerësohet se 30 deri 40 për qind nga kompanitë nuk kanë pasur polisë që garantojnë mbulimin e zvogëlimit të të ardhurave.
Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Mer deklaroi se nuk dëshirojnë që tregtarët të bankrotojnë për shkak të dëmit dhe dhunës gjatë kohës së protestave me lëvizjen e “jelekverdhëve”.
Në fund të shkurtit, Le Mer vlerësoi se protestat e “jelekverdhëve” do të rezultojnë me rritje më të vogël të ekonomisë franceze prej 0,2 për qind pikë, që sipas tij, paraqet çmim “shumë të lartë”.