Qindra gra me xhaketa të verdha janë bashkuar për herë të parë në qytete të ndryshme franceze në protestat e fundit, ku manifestuesit janë të pakënaqur me politikat e qeverisë Macron.
Në Tuluzë, në jug-perëndim, manifestuesit kanë sfiduar me pankarta si “të diskriminuara, të zemëruara, gratë në radhë të parë”. Dhe kanë kënduar. “Macron ke mbaruar, vajzat janë sheshi…”.
Gjithashtu në Saône-et-Loire, në departamentin e Saône-et-Loire, njëqind gra të veshura me xhaketë të verdhë marshuan të dielën në mëngjes. Tre demonstruese, mes tyre një grua e moshuar mbanin një pankartë që thoshte “Për Francën e fëmijëve tanë”, ndërsa një grua kishte një parullë: “Unë jam një grua dhe nuk dua fëmijët në atë botë”.
Të shtunën rreth 50 mijë njerëz demonstruan në Francë në “aktin e VIII” të mobilizimit të xhaketave të verdha, në të cilën kishte përleshje me policinë.