Paris, 9 janar 2019 – Aktivistët e “jelekëverdhëve” kanë kërkuar nga qytetarët francezë t’i zbrazin llogaritë e tyre bankare dhe të nisen në marsh masiv të bankave.
Thirrja vijon në prag të fundjavës së nëntë të protestave në Paris dhe mbarë Francën, ndërsa protestuesit shpresojnë se ky hap do ta detyrojë Qeverinë t’i dëgjojë kërkesat e tyre, para së gjithash thirrjen e tyre në demokraci më të drejtpërdrejtë përmes mundësisë që qytetarët të propozojnë ligje të reja.