Paris, 20 prill – Në organizim të lëvizjes së “jelekëve të verdhë”, në mbarë Francën sot mbahen protesta të reja prej të cilave iu dërgua “rikujtim” Qeverisë se rinovimi i katedrales së Notër Damit nuk është i vetmi problem që duhet të zgjidhjet në vend.
Sipas mediave franceze, gjatë protestave të sotme, të 23-tat me radhë protesta të së shtunës të “jelekëve të verdhë”, policia ka arrestuar rreth 70 persona.
Protesta mbahet para ndërtesës së Ministrisë franceze të Financave, prej ku ishte kërkuar ulje e tatimeve për punëtorët dhe pensionistët dhe rritjen e tatimeve për të pasurit.
“Një tjetër grup i “jelekëve të verdhë” u grumbulluan afër katedrales së Notër Damit, e cila ishte dëmtuar seriozisht në zjarrin e madh që shpërtheu mes të hënës dhe të martës, ndërsa grupi i tretë prej rreth 200 personave janë përpjekur që me dhunë të hyjnë në Pallatin e Eliseut, por janë penguar nga policia. Një prej liderëve të “jelekëve të verdhë”, Pjer Derie dje në Fejsbuk publikoi se lëvizja “shpreh mospajtime sepse për katër ditë janë grumbulluar me miliarda për gurë, ndërsa për varfërinë asgjë”.
Ministri francez i Punëve të Brendshme dje njoftoi se gjatë protestave të sotme në mbarë Francën janë mobilizuar rreth 60.000 policë, duke theksuar se nuk do të lejohen tubime rreth Notër Damit.