Gostivar, 21 prill – Sipas të dhënave të përpunuara në komisionet zgjedhore deri në orën 15 në komunën Mavrovë-Rostushë në votim kanë dalë 1.572 votues, respektivisht 15,9 për qind prej 9.721 qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.
Në komunën e Vrapçishtit jehona në zgjedhjet presidenciale deri në orën 15 arrin 12,61 për qind (3.227) prej gjithsej 25,594 votuesve të regjistruar.
Në komunën e Gostivarit në votime kanë dalë 13.855 votues, respektivisht 17,45 për qind e gjithsej 79.493 të regjistruarve në listën zgjedhore. (koha.mk)