– Deri në orën 10 në 32 përfaqësi konsullare diplomatike të vendit tonë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet e gjashta presidenciale e kanë shfrytëzuar 7,71 për qind prej 1.781 votues të paraqitur.
Siç kumtoi sot zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor Lupka Guguçevska, jehonë më të madhe deri në orën 10 ka në Sarajevë ku kanë votuar 22 për qind, Bruksel 16.33 për qind, Pragë 14,58 për qind, ndërsa jehonë më të ulët ka në Stokholm ku kanë votuar 2,13 për qind. Në SHBA dhe Kanada votimi do të fillojë në orën 7 sipas zonës së tyre kohore, shkruan Alsat M.
“Në vendvotimet në 13 Institucione ndëshkuese-përmirësuese të drejtën e tyre të votimit sot do të mund ta realizojnë 1640 votues. Të gjitha vendvotimet në burgjet janë hapur dhe deri në orën 10 kanë votuar 30 për qind e të burgosurve. Sot votojnë edhe shtatë votues të cilët udhëhiqen si persona të brendshëm shpërngulës, si dhe 4.407 qytetarë të paraqitur si të sëmurë dhe 12 në arrest shtëpiak. Për herë të parë votohet edhe në dy shtëpi të pleqve në Shkup ku 71 votues do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, theksoi Guguçevska.
Ajo në konferencën e parë për shtyp të rrethit të dytë, informon se të parët që do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit më 1 maj e kanë shfrytëzuar 200 prej 258 votues anëtarë të BD për zbatimin e votimit në vendet e huaja, përkatësisht 77,51 për qind.
Me të drejtë të votimit në zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.808.131 votues. Rrethin e dytë do ta vëzhgojnë 3.381 vëzhgues vendor dhe 520 të huaj, 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ.
Nga Komisioni shtetëror zgjedhor apelojnë deri te anëtarët e tyre të mos e pengojnë punën e mediumeve të cilat do t’i vizitojnë vendvotimet që të incizojnë ose të marrin deklarata gjatë votimit.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Guguçevska tha se KSHZ në seancë publike ka vendosur pas negociatave nga rrethi i parë, ku janë konstatuar parregullsi, dhe në 14 vendvotime i kanë shkarkuar bordet votuese. Ka informuar se janë zgjedhur borde të reja dhe të njëjtat janë trajnuar për ta zbatuar procesin zgjedhor.