Jehona e votimit deri ora 11:00 është 11 për qind

37

Shkup, 15 korrik – Jehona e votuesve deri ora 11:00 në bazë të të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për 3.134 vendvotime nga 3.480, në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, është 11 për qind. Deri ora 11:00 në votim kanë dalë 199.495 qytetarë, kumtoi në konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Në NJZ 1, jehona ka qenë 13,7 për qind, në NJZ – 9,64 për qind, në NJZ 3 jehona deri ora 11:00 ka qenë 13,08 për qind, në NJZ 4 jehona e votuesve ka qenë 13,46 për qind, në NJZ 5 – 10,55 dhe në NJZ 6 – 6,04 për qind.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë një milion e 814 mijë e 613 votues në gjashtë njësi zgjedhore.