Ky fillim vere risjell fuqishëm në skenë këngëtaren Jehona Shaqiri me një projekt të ri. “Sa shume lot” titullohet kënga më e fundit, një bashkëpunim me këngëtarin Hekuran Krasniqi. Një baladë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar ta shohim këngëtaren, kjo këngë që i kushtohet dashurisë vjen me më shumë ritëm dhe ngjyra.
Për KOHA këngëtarja thotë se ky bashkëpunim me kantautorin Hekuran Krasniqi është një prezantim më dinamik, ndërsa së bashku do ta promovojnë edhe në Shkup. Videoklipi do të lansohet në you tube të hënën, ndërsa pritet që të promovohet edhe në qytete të tjera, në Maqedoni dhe Kosovë. Muzika dhe teksti janë nga Hekuran Krasniqi, ndërsa orkestrim nga maestro Ermal Krasniqi.
“Përmbajta e këngës është si gjithmonë aty ku dhemb më së shumti… ,i këndojmë dashurisë. Ky bashkëpunim me Hekuran Krasniqin ka shumë ritëm, është ndryshe prej baladave te kaluara”, thotë këngëtarja Shaqiri. (E.H)