Strugë, Resnjë 5 maj – Deri në orën 10:00 jehona në Komunën e Strugës është 2,63 për qind, ndërsa në Prespë dhe Vevçan më shumë se pesë e gjysmë për qind, informojnë kryetarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore.
Sipas Bledar Zibës, kryetar i KKZ Strugë në këtë komunë të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 1.589 persona prej 60.459 votuesve të regjistruar në 101 vendvotime.
Në Komunën e Resnjës, siç theksoi kryetari i KKZ Kiril Tanski, deri në orën 10:00 të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e kanë realizuar 947 votues prej 16.649 ose 5,7 për qind.
“Në tre vendvotimet në Vevçan jehona ishte 5,51 për qind ose të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 113 persona prej 2.048 votues të regjistruar”, theksoi kryetarja e KKZ Paraskeva Kukoska.
Procesi zgjedhor, sipas kryetarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore, në tre komunat po zhvillohet si më mirë.